E përditshmja ruse, Novaya Gazeta, duke i cituar dy burime të paidentifikuara, ka raportuar sot se forcat e sigurisë në Çeçeni, i kanë ekzekutuar 27 vetë në natën e 26 janarit.

Sipas gazetës, viktimat ishin arrestuar në Çeçeni gjatë një serie të bastisjeve, që kishin filluar në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar.

Mëtutje, në raport shkruan se këta persona kurrë nuk ishin burgosur dhe nuk kishte dokumente me shkrim për ta, por menjëherë ishin ekzekutuar.

Një burim në Ministrinë e brendshme ia kishte dhënë gazetës emrat e viktimave, ndërsa gazetarët nuk ishin në gjendje ta gjejnë asnjerin prej tyre.

“Të gjitha përpjekjet për të mësuar diçka lidhur me këta njerëz hasën në frikë të jashtëzakonshme nga ata që ne i pyetëm”, ka shkruar gazeta.

Në muajin prill, Novaya Gazeta, ka raportuar se dhjetëra homoseksualë ishin burgosur dhe keqtrajtuar në Çeçeni.

Forcat e sigurisë në Çeçeni, të kontrolluara nga lideri, Ramzan Kadyrov, që ishte instaluar nga Rusia, janë akuzuar për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut për shumë vite, përfshirë rrëmbime, torturime dhe vrasje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: