TIRANE- Mediat serbe e kanë pasqyruar ndryshe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Gazeta “Kurir” është treguar më e ashpër se të tjerat. Titulli i saj kryesor është “Vuçiç në Tiranë: Kosova është Serbi”. Por nuk ka munguar as një pjesë e fjalës së Ramës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë.

Sipas “Kurir”, Rama kërkoi të drejta për shqiptarët e Preshëvës dhe sipas tyre, ky ishte një provokim. “Rama provokon përsëri: Të drejta të njëjta për shqiptarët në Preshevë, si serbët në veri të Kosovës”.

Ndër të tjera Kurir shkruan se “Himni serb u dëgjua në Shqipëri pas 103 vjetësh”.

Pak më e zbutur ka qenë gazeta “Blic” e cila për titull mban “Vizita historike e Vuçiç: Nuk pajtohemi për Kosovën dhe Metohinë”.

Ndërsa televizioni B92, tregohet shumë i moderuar në artikullin për vizitën. Në të shkruan se e vetmja kundërshti, apo dallim mes Shqipërisë dhe Serbisë është Kosova.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: