Efektivët e policisë nuk lejojnë gazetarët që të hyjnë brenda godinës së ‘Prestige Resort’.

Teksa para hyrjes së godinës nr.3 që do të konfiskohet pa vendim gjykate, policia ka ngritur një kordon.

“Nuk jemi të lejuar të japim asnjë informacion. Merrni nga institucionet kompetente. Po bëni një pyetje që s’do merrni dot një përgjigje. Ne jemi në mbështetje të një institucioni tjetër. Merrni kontakt me ta. Merrni kontakt me personat kompetent që janë aty brenda”, tha një efektiv i policisë së Kavajës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: