BOSNJE- Personi më i korruptuar i vitit 2014 është shpallur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Këtë vlerësim e kanë bërë një grup gazetarësh investigativë ndërkombëtarë.

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit “OCCRP”, me seli në Sarajevë, e ka shpallur dje këtë vendim duke theksuar se presidenti Putin çdo vit ishte finalist që prej nisjes së dhënies së këtij titulli.

Më tej në njoftim theksohet se për zotin Putin ky titull, përbën një njohje të punës së tij në shndërrimin e Rusisë në shtet kryesor dhe qendër të pastrimit të parave dhe për mundësimin e krimit të organizuar në Krime dhe në rajonin Donbas në pjesën lindore të Ukrainës; për arritjet e tij të padiskutueshme për dështim të dënimit të aktivitetit kriminal, dhe për avancimin e politikës së qeverisë për të punuar dhe për t’i përdorur grupet e krimit.

Në këtë listë te politikanëve të korruptuar shfaqet edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: