KOSOVË- Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës që ka zhvilluar në Graçanicë, ka takuar edhe prijësit fetarë serbë. Ai më pas doli para mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Por, në shumë prej tyre nuk dha përgjigje, duke preferuar ironizimin.

I pyetur nëse Serbia do të kërkojë falje për krimet që ka bërë në Kosovë dhe nëse do ta njoh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç nuk ka dashur të përgjigjet.

“Ndonjë pyetje tjetër më serioze…”, ishin përgjigjet e Vuçiçit duke e vlerësuar të panevojshëm një takim me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, duke thënë se mund të takohet me të në Bruksel.

Aleksandar Vuçiç është tallur edhe se si është pritur nga shqiptarët të cilët thotë se i kanë sulmuar veturën e tij me shkelma, por se ai nuk mund t’i ndihmojë ata, sepse “ata i përkasin një civilizimi të ndryshëm nga serbët”.
Kryeministri serb ka treguar gatishmëri ta vizitojë edhe Gjakovën nëse i bëhet ftesë nga manastiri atje.

 

(m.k/telegrafi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: