Përkujtimit  të ngjarjeve historike të clirimit të Kosovës falë ndërhyrjes së trupave të NATOS, i është bashkuar dhe retrospektiva me foto e gazetarëve të Shqipërisë. Njëzet vite më parë një grup gazetarësh të mediave të shtypit dhe të televizioneve, vizituan selinë  e NATO-s në Bruksel dh selinë ushtarake të MONS nga ku organizoheshin  bombardimet strategjike të Aleancës atlantike.

Njëra prej gazetareve pjesëmarrëse në delegacion, Suela Musta thotë se kjo vizitë ishte një shkollë më vete pasi ndodhte në një moment historik për kombin shqiptar.

“Përpos eksperiencës së jashtëzakonshme që sillte për mediat shqiptare një trajnim i tillë, ishte risi dhe për mënyrën sesi  gazetarët e Shqipërisë kryenin korespondenca direkte në telefon me redaksitë e tyre, nga selia e NATO-s.  Kujtoj që administrata e NATO-s na vendosi në dispozicion një sallë të pajisur me kompjutera, fax dhe telefonë që bënin të mundur përcjelljen  nga ana jonë e informacionit , ku përfshiheshin të dhëna e detaje të aksioneve ushtarake si dhe deklarata të tjera nga  autoritetet e selisë së  Aleancës në Bruksel.

  • foto galeri

Ishin  shumë emocionuese,  imazhet e  avionëve ushtarakë të NATOS, që na servireshin përmes ekranëve në sallat e mëdha të audiencave , shpjegimet e gjeneralëve më në zë të kohës në seancat e zgjatura me gazetarët  si dhe argumentat që ata shtjellonin pse duheshin kryer këto bombardime, si veprimet më të llogjikshme për ti dhënë fund genocidit militar serb ndaj popullsisë civile të shqiptarëve të Kosovës .Në respekt të protokollit të sigurisë nuk mund të realizoheshin foto nga imazhet që përcillnin nisjen e avionëve

Gazetarët pjesëmarrës ndër të tjerë në këtë seminar  ishin : Bashkim Shehu, Xhuljeta Boja, Suela Musta., Mimoza Picari, Vladimir Lame, Iris Luarasi, Rezart Xhaxhiu,  Luan Shtepani, , Arqile Ndini,etj “, thotë ajo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb