“Eurovision” këtë vit u fitua nga Italia, e cila përfaqësohej në festivalin prestigjioz të këngës nga grupi “Maneskin”.

Fill pas fitores, një video nisi të qarkullonte në rrjete sociale, e që implikonte drejtpërsëdrejti vokalistin e grupit, Damiano David.

Ky i fundit, dukej në video, sikur në një moment po konsumonte kokainë, por këto aludime ranë poshtë pas testit të bërë, që rezultoi negative. Ai është pyetur së fundmi për këtë çështje nga mediat italiane, të cilat e pyetën nëse do të padiste gazetarët francezë, të cilët lëshuan këto zëra.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin.

Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, është përgjigjur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb