Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha thekson se koronavirusi e ndau dhimbshëm gazetarin nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.

MESAZHI I BASHËS
Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb