Gazetari Eni Ferhati i ftuar në “Open”“News 24”, ka bërë thirrje që punonjësit e Portit të kalojnë në proces vetting. Duke iu referuar sasisë së mbi 50 kg kokaine të sekuestruara sot, ai tha se informacioni ka ardhur nga partnerët.

“Megjithëse porti i Durrësit ka dhjetëra agjentë doganor, është e pamundur që në rast se nuk ke një garanci apo bashkëpunëtor të brendshëm është e pamundur të nxjerrësh. Unë besoj se mund të ketë pasur informacion nga partnerët. Por sasi të tilla janë në vëmendje. Vjet më bëri përshtypje që u arrestua një doganier që kishte detyrë specifike kontrollin e kontejnerëve. Kur ne s’kemi skenar të qartë se kush ka akses në port.

Kush janë këta persona. Ndaj mendoj që është momenti të ketë një lloj vettingu për punonjësit e Portit të Durrësit. Ne kemi ndjekur procesin gjyqësor të Arbër Çekajt. Ai thoshte me të drejt pse nuk e la policia sasinë për të parë se ku do të shkonte. Kjo pyetje është bërë dhe prokurorët. Ajo do të ishte fiks rasti kur do të kuptonim se cilat janë grupet kriminale. Ishte e qartë që kishim të bënim me një sipërmarrje. Do të kuptoheshin të gjitha lidhjet”, tha Ferhati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: