Megjithëse fushata zgjedhore starton zyrtarisht nesër dhe partitë kanë “përveshur mëngët” në të dy kampet, ai i majtë dhe ai i djathtë, gazetari Bledian Koka ngre dyshime për një bashkëpunim të mundshëm mes PD-së dhe LSI-së, dikur dy forca në qeveri së bashku, por sot kundërshtarë. Koka sjell si shembull kandidaturën për Dropullin, ku PD-ja megjithëse premtoi se do të mbështeste kandidaturën e PBDNJ-së ka vendosur të kandidojë një tjetër emër.

“Ilir Meta insistoi vjet disa herë të takohej me Lul Bashën por ky i fundit tha jo dhe jo! Ky muhabet ishte vjet, po sivjet?!…Vangjel Dule i kërkoi Bashës mbështetje për kandidatin e PBDNJ-së në Dropull dhe Basha tha po! Deri këtu mirë, por kur u depozituan kandidaturat, PD ndryshe nga sa u premtua depozitoi një kandidaturë alternative përballë PBDNJ-së, që vjen nga minoriteti grek, por që në fund të fundit është edhe një ish-drejtor rilindas në Gjirokastër, zgjatim politik i Vangjel Tavos së LSI-së!…ja kaq naiv është propozimi politik i Bashës në Dropull, po aq sa hezitimi i një fëmije përballë zgjedhjes, një kovë apo një lopatë lodër!…(deduksionin tim e bëra në titull). p.s…unë pyes, a shkon burri i kandidates së LSI-së në Gjirokastër në takimet elektorale të kandidatit demokrat në Libohovë dhe… a ka një rokadë favoresh PD-LSI, “ne Libohovën ju Dropullin”?!”, shkruan Koka.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: