Një reportazh radiofonik dedikuar birrës ‘Korça’ do te transmetohet në një radio të huaj. Gazetari çek, Pavel Novak ka përgatitur një surprizë për dëgjuesit e tij, kushtuar birrës se pare shqiptare. Gazetari i “radios cek”, në udhëtimin e tij në Shqipëri zgjodhi të ndalej në fabrikën e birrës ‘Korça’.

Novak u entuziazmua nga investimet bashkëkohore në ambientet e fabrikës, ndaj përshtypjet e tij për suksesin dhe birrën që pëlqehet shumë nga konsumatorët dëshiron t’i paraqesë edhe ne reportazhin qe do të transmetohet në Ceki.

“Unë jam duke bere një material raportues për ‘radio Cek’ në Ceki dhe po bej një udhëtim njohës ne Maqedoni dhe Shqipëri. Janë vende jo shume të njohura për publikun cek. Duam të shikojmë se si janë zhvilluar këto vende pas rënies se komunizmit. Ne Shqipëri kam ardhur të raportoj për qytete si Korça dhe Gjirokastra. Dua te them se inxhinieret ceke kane bere një pune te mire ne fabrikën e birres ‘Korça’, te suksesshme. Me sa di Birra ‘Korça’ është birra e pare shqiptare. Do te jete mundësi e mirë të tregoj se inxhinieret kanë berë të mundur prodhimin e një birre shume të mirë në Shqipëri dhe ajo pëlqehet mjaft nga konsumatorët”- ka thënë ai.

Historiku, cilësia e ujit dhe përbërësit e birrës ‘Korça’ janë ato qe i kane lenë mbresa te veçanta Novak.

“Kam mjaft gjëra për t’i treguar publikut tim. Për historikun e birra ‘Korça’, për cilësinë e ujit dhe të përbërësve. Kjo birre padyshim sjell edhe zhvillim ekonomik dhe socializon njerëzit. Ne vendin tim mendojnë se Shqipëria është vend i varfër, po dua t’iu tregoj se ajo ka edhe një ane ndryshe. Ajo po ecën shpejt. Njerëzit këtu e pëlqejnë birrën ashtu si edhe ne. Pasi ka shijuar një gotë birre ‘Korça’ Novak mrekullohet nga cilësia dhe thotë se këtej e tutje do ta bejë atë pjese të pandashme të tryezës se tij. Për cilësinë mund te them se është një birre mjaft e shijshme, pak e fortë por e këndshme. Me pëlqen shumë, do ta pi edhe gjatë drekës sime, më pëlqen”- tha Novak.

Në fund Novak e ka një thirrje për te gjithë bashkatdhetarët e tij.

“Kur te kthehem do tu sugjeroj te vizitojnë jo vetëm plazhet shqiptare, po edhe Korçën ku do te gjejnë natyre te bukur ndërtesa karakteristike interesante si edhe birrë te shijshme, birrën ‘Korça’”- ka thanë gazetari cek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: