TIRANË

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi shprehet pro draftit të ri të qeverisë për amnistinë fiskale.

Sejdarasi tha në “Open” në News24 se drafti i ri është hedhur për konsultim publik nga dje dhe se vendi ka nevojë për amnisti fiskale. Ai prezantoi dhe kategoritë që përfitojnë.

“Drafti i ri quhet drafti i hedhur në qarkullim një ditë më parë. Drafti i rikonsultuar, që është në faqen e qeverisë për konsultim publik ka ndryshime shumë të mëdha në krahasim me draftet që kemi parë deri më sot.
Ka nene në të cilat duhet të jesh pro dhe ka nene në të cilat duhet të jesh kundër. Vendi ka nevojë për amnisti, amnistia ka kategori të përcaktuara në mënyrë ligjore. Ato që përmendi me të drejtë Pano janë të përjashtuar në ligj. Bëhet për individë rezidentë në Shqipëri, për individë të huaj rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të gjithë ata që janë individë brenda apo jashtë vendit që kanë të padeklaruara burimet e financimit dhe që kanë dhe pasuri të luajtshme apo ta paluajtshme të cilat për arsye të pasqyrave financiare që kanë dorëzuar për shkak të auditit që kanë bërë nuk i kanë të plota, por kanë mangësi në pasqyrat financiare. Pra, është i ndryshëm nga të gjitha amnistitë e bëra ose të deklaruara që nga viti 1999 kur ka qenë në Shqipërisë Vladimir Quinti dhe deri në vitin 2016 kur Ben Ahmetaj paraqiti prapë dhe ai një draft, i cili u hodh poshtë. Një draft për amnistinë. Kemi të bëjmë me drafte të ndryshme”, deklaroi Sejdarasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb