SHBA – Këtë verë Justin Bieber në mënyrë të papritur vendosi rikthehej e më të pas të fejohej me modelen, Hailey Baldwin. Pas fejesës kanë dalë thashetheme nga më të ndryshmet për çiftin e njohur.

Fillimisht u përfol se ata do të realizonin një dasmë shumë private, ndërsa më vonë u tha se ata do të bëhen prindër për herë të parë. Për këtë çështje të fundit, është pyetur Justin nga paparacët shkruan Harpers Bazaar.

Për dasmën ai nuk ka dhënë asnjë koment, por kur është pyetur nga një gazetar nëse e fejuara e tij është shtatzënë, Justin nuk është përmbajtur dhe i ka folur jo dhe aq mirë.

“Çfarë halli ke, vëlla? Ti dukesh krejt normal dhe shumë i zoti në këtë punë. Nuk arrij ta kuptoj përse ke dëshirë të marrësh një rritje rroge. Më kupton ç’dua të them! Tani ule kamerën në tokë dhe flasim”,-u shpreh Justin. Fotografi është detyruar t’i bindet këngëtarit të njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: