Gazetari e korrespondenti  për Vlorën, i TV “News 24” Enrik Mehmeti ka organizaur festa të veçanta, madhështore  e krejt ndryshe për të pritur ardhjen në jetë të vajzës së tij, tashmë disaditëshe, Noah. Thotë se ky fëmijë erdhi si një dhuratë e është lidhur me Noah pa lindur ende ajo. I ftuar në emisionin “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, Mehmeti me shume emocion rrëfen se si e ka berë të ndryshojë vajza “Më ka zbutur -thotë ai- se ne vlonjatët e kemi pak në steriotip. Më ka mbledhur në shtepi.”

Gjatë bisedës flet për surprizën dhe mënyrën si ia dha lajmin për mbesën e vogël së ëmës. Kur flet për të shoqen, duket se ata jetojnë lumturisht bashkë, ndërsa kujton edhe njohjen me të pranë Universitetit të Vlorës kur ajo studionte dhe ai ishte për një intervistë. Suprizë e bukur për Erikun ishte edhe mesazhi nga këngëtari Vedat Ademi i cili i tha me shaka se është xheloz që nuk ka edhe ai një vajzë.

Një tjetër moment i bukur gjatë bisedës në studio ishte video-mesazhi nga e shoqja e cila me Noah në krahë thotë se ndihet njeriu më i lumtur duke u bërë nënë. Një “baby shower” në mes të detit ishte festa tjetër për Noah, ku në një anije në mes të detit festohej dhe të ftuar ishin djemtë e grupit “Ëest Side Family”.  Sa i përket punës dhe karrierës, Mehmeti shprehet i kënaqur që nuk e ka ndërruar logon e TV “News 24” për 16 vite falë edhe korrektesisë së ndërsjelltë dhe kujton se si ai ka nisur të punojë që herët, fëmijë, ndërsa përkthente në misionet e huaja humantitare në vendin tonë.

Në mbyllje ai ka dashur të veçojë moton që ka në jetë: “Nëse është diçka që nuk bëhet, unë do e bëj patjetër.” Mehmeti mbulon lajmet nga  Vlora, ai prej vitesh përcjell në mënyrë ekskluzive lajme për redaksinë më të madhe të lajmit në vend, TV “News 24” dhe tashmë është baba i një vajze quajtur Noah, që siç thotë me shaka ka filluar që ka filluar lërë pa gjumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb