Gazetari Fejzo Subashi, i cili është dhe nga Përmeti, deklaroi se Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, ishin pjesë e sektit të ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ që në këtë qytet.

I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ Subashi pohoi se sipas dëshmisë së përmetarëve, gratë nuk shkonin në kishë, por ishin pjësë e Dëshmitarëve të Jehovait.

“Në zonën e Përmetit ka harmoni fetare të madhe. Zhaneta ka qenë myslimane, kurse bashkëshorti ka qenë ortodoks. Feja po kërkon të bëjë biznes, pasi shpesh ato po përdorin si filozofi për të tërhequr sa më shumë njerëz. Kam folur me të gjithë dhe kam kërkuar që të bëhen pjesë e emisionit. Kam folur me ata të gjithë. Ajo nuk ka frekuentuar kishë dhe në Përmet, por ‘Dëshmitarët e Jehovait’. Sipas të dhënave që kam unë, thuhet se ata kanë qenë pjesë e këtij sekti.”,- tha gazetari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb