Andrew Kaczynski, një gazetar amerikan dhe një reporter politik për CNN, ka ardhur me një deklaratë interesante rreth kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili do të jetë kryeministri i ri i Australisë, i cili përveç kësaj, “ka ra në sy” për mbiemrin dhe historinë e tij interesante, përkatësisht të prindërve të tij.

Kështu, kanë filluar supozimet e shumta rreth prejardhjes së tij, disa duke e ndërlidhur edhe me një prejardhje nga arbëreshët e Italisë. Dhe së fundmi ka qenë gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ai që i “ka vënë vulën kësaj çështjeje”.

“Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter.

Siç ishte bërë e ditur më herët, Albanese, 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti.

Ai kishte besuar se babai i tij kishte vdekur para se ky të lindte nga një aksident, por si adoleshent mësoi se nëna në fakt kishte mbetur shtatzënë me një burrë ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Dhe vetëm pas vdekjes së nënës, në vitin 2002, ai u interesua për të gjetur babanë e tij. Kështu, pas disa vitesh kërkimesh, ai arriti të gjente adresën, madje edhe një numër telefoni të Carlo Albaneses.

Ai jetonte në Barleta të Italisë dhe të gjitha të dhënat dhe data e garantonin që ishte babai i politikanit të ri (Albanese 36-vjeçar ishte zgjedhur në atë kohë zv-kryeministër i një prej shteteve australiane).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb