Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke paralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentarësh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet, përfshirë këtu mafien shqiptare.

Dhe në spotin e këtij dokumentari media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafies shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Clandestino Dmax
Clandestino Dmax

Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë.

“Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX.

Gazetari Spanjoll
Gazetari Spanjoll

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb