Gazetari i News24 në Shkodër Senad Nikshiqi ka lënë mikrofonin për disa çaste dhe i ka dhënë ndihmën e parë një prej policëve të plagosur pas ngjarjeve të ndodhur në KZAZ 6 në Bushat të bashkisë Vau Dejës.

Polici ndodhej i shtrirë në anë të rrugës dhe pranë tij ndodhej ambulanca por nevojitej ndihmë për ta ngritur barelën me policin dhe për ta futur atë në ambulancë.

Gazetari i News 24 e ka ndihmuar menjëherë stafin e ambulancës duke mundësuar bashkë me ata futjen e policit nga rruga në mjet për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Më pas i është rikthyer punës normalisht duke vijuar raportimin në kohë reale për gjithçka që po ndodhte tek KZAZ 6 në Bushat pas djegies nga flakët dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore. Por duke vlerësuar se kurdoherë jeta e njeriut është më e vlefshme se gjithçka tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb