Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Tottenham përfundoi 2-2 në Stamford Bridge. Në minutën e 77-të, trajnerët e të dy skuadrave, Tuchel dhe Conte u përfshinë në një konfrontim fizik pas golit të barazimit të përkohshëm 1-1 nga mysafirët.

Nëpër mediat angleze shkruhet se ka qenë  festimi i Contes që ka acaruar Tuchel. Nuk mendon kështu gazetari i njohur i Sky Sport, Geoff Shreeves.

“Çfarë e shkaktoi pikën e ndezjes, nuk jam plotësisht i sigurt, por mund t’ju them se festimi i Antonio Conte nuk dukej se ishte shkaku i zemërimit të Thomas Tuchel.Sapo u shënua ai gol, ai ishte drejtpërsëdrejti te gjyqtari i katërt, qartësisht i pakënaqur për diçka” – Tha ai.

Yyyyy
Yyyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: