TIRANE– “Reporterët pa kufij” denoncojnë dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës së djeshme të opozitës në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar pas rastit të regjistruar gjatë tubimit, ku kryeredaktori i RD u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

“Reporterët pa Kufij” është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.

Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së PD duke marrë plagë në kokë.
FGDGD
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb