Ka përfunduar edicioni i gjashtë i çmimeve kombëtare “Harpa”, i cili si çdo vit tjetër ka mbledhur figura e personalitete të njohura në një mbrëmje gala ne qytetin  e fierit. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, e kthyer tanimë në një traditë, ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.

Çmimi i madh “Harpa” shkoi për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ndërsa çmimin e personalitetit “in memorial”,  Fondacioni  këtë vit ia akordoi poetit Fatos Arapi, i ndarë nga jeta disa muaj më parë. Krahas personaliteteve të shquara që u vlerësuan për kontributin në fushat përkatëse, u rendit edhe gazetari i News24, Ervis Kuçi, të cilit iu dha çmimi “gazetari më i mirë i vitit”, me motivacionin “ Për kontribut të veçantë në fushën e gazetarisë”.

Mbrëmja u shoqërua nga surpriza të shumta dhe pati karakter festiv. Ky është i gjashti vit që nga “Harpa” jepen çmime në fundit, duke u vlerësuar një sërë emrash të personaliteteve që kanë kontribute të rëndësishme në fushat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb