TIRANË

Gazetari i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi thotë se zgjedhjet e këtij viti kanë qenë një manual i mirë për qytetarët amerikanë se si votohet me postë. Në një lidhje ‘live’ nga SHBA në “Real Story” në News24, Ikonomi foli për procesin e votimeve dhe rezultatet e deritanishme.

Ai tha se demokratëve i duhen 3 vende në Senat që të bëhen 50 me 50, ndërsa dhoma e përfaqësuesve do mbetet në duart e tyre.

“Kjo është pyetje e madhe por për sa i përket sfidave ligjore, kjo në Amerikës është e zakonshme dhe nuk mendohet gjykata të marrë anën e këtij apo atij, por shihen faktet. Në Michigan, fushata Trump tha se ka ngritur padi gjyqësore se nuk i ishte dhënë qasje për të vëzhguar numërimin e kutive. Mund të zgjatet procesi, nuk besoj se do kemi rezultat kaq të ngrirë si në vitin 2000. Këto përplasjet që ne shikojmë, që unë nuk do t’i quaja ndonjë katastrofë, janë gjëra institucionale, njerëzit kanë mësuar më shumë. Mos kujtoni se gjithë njerëzit në SHBA e dinë si votohet me poste. Këto shumë njerëz i kanë mësuar nga fushata e këtij viti. Ka qenë një manual shumë i mirë i këtij viti.
Parashikim? Nuk kam parashikim dhe unë si ju do i ndjek hap pas hapi përqindjet. Janë marramendëse, 20 mijë vota më shumë në Wisconsin janë diçka e paparë.
Demokratëve i duhen 3 vende në Senat që të bëhen 50 me 50. Sapo ka fituar në Main Suzane Collin që është një republikane dhe ua përmbysi rezultatet demokratëve. Ndërsa dhoma e përfaqësuesve do mbetet në duart e demokratëve me sa duket.
Dinamika ka ndryshuar, ka pasur ndryshime demografike në Amerikë. Në Florida ka pasur ndryshime tektonike në demografinë e saj”, tha Ikonomi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb