ITALI- Roberto Baldassari, President i Institutit Piepoli dhe profesor i Gazetarisë në Universitetin Roma Tre, prezantoi pranë Institutit Italian të Kulturës librin e tij të fundit “Gazetari, informim dhe komunikim”, botuar nga shtëpia botuese Marsilio.

Në libër shkrimtari jep një tablo të detajuar të komunikimit të mijëvjeçarit të tretë, ku, me futjen e internetit dhe teknologjive të reja, jo vetëm ka ndryshuar profesioni i gazetarit, por ka ndryshuar në thellësi mënyra e përdorimit të lajmit si dhe ka lindur një model i ri gazete dhe gazetarie, gazetaria pjesëmarrëse, në anglisht citizen journalism.

Kjo formë e re e gazetarisë, me fenomenin Youtube në të cilin shkarkohen 60 orë përmbajtje në minutë, sfidon sidomos letrën e shtypur, që Baldassari nuk e konsideron të vdekur, për aq kohë sa ajo gjen një pozicionim të ri në një treg që ndryshon pambarim.

Roberto Baldassari mbështetet në kontributin e gazetarëve të famshme si drejtori i ANSA-s Luigi Contu, Maurizio Beretta, Ezio Mauro, Paolo Mazzanti, Antonio Padellaro, Giampaolo Pansa, Antonio Preziosi dhe Sarah Varetto, të cilët japin udhëzime mbi tiullimin e lajmit.

Baldassari thekson se gjithnjë e më shumë, në jetën e përditshme, ne flasim për titujt me forma të shkurtra që përshtaten me shpejtësinë e jetesës moderne.

“Titulli ka një jetë më të gjatë në kujtesën e lexuesit kur është më i shkurtër dhe konciz nga teksti që e ndjek”.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb