Mark Juliano pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Partizanit. Por ndërsa tifozët e klubit të kuq presin me kureshtje të shohin në veprim ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Italisë, përtej Adriatikut ky emërim është kthyer në objekt talljesh.

Gazetari i njohur sportiv italian, Paolo Ziliani, i cili ka qenë pjesë e rrjetit “Mediaset” ku bënte rubrikën e notave për emisionin “ControCampo”, kë bërë një status në Twitter duke tallur të kuqtë për këtë emërim që erdhi si pasojë e ndikimit që ka tanimë Luçiano Moxhi në klub.
ziliani-470x260

“Në Shqipëri, Moxhi (i përjashtuar për mashtrim të vazhdueshëm) punëson Julianon (të skualifikuar për kokainë). Mungon vetëm Padovano dhe pastaj të thërrasim policinë”, ishte mesazhi i Zilianit.

Mikele Padovano ka qenë sulmues i Juventusit në vitet kur Moxhi drejtonte bardhezinjtë. Por pasi mbylli karrierën si futbollist, ai u implikua në disa ngjarje që kishin shumë pak lidhje me sportin, pasi u arrestua për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Marokut. Në vitin 2011, atij iu dha një dënim prej 8 vitesh e 8 muajsh burg për përfshirjen në trafikun e drogës./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: