Gazetari Erjon Skëndaj raportoi në një lidhje live për News24 nga Spitali Infektiv, ku po kurohen të infektuarit me koronavirus.

Mes të tjerash, gazetari Skëndaj dha lajmin e mirë se Spitali COVID-2 “Shefqet Ndroqi” do iu rikthehet pacientëve të tij kronikë, duke filluar nga dita e hënë.

“Spitali i Sanatoriumit do t’i rikthehet pacientëve të tij, pas më shumë se 40 ditësh. Po punohet prej ditës së djeshme për dezinfektimit të të gjitha ambienteve. Pritet transportimi me autoambulancë i të infektuarve me koronavirus tek Infektivi. Ditën e hënë do të rikthehet puna gradualisht në këtë spital”, tha gazetari Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb