Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj në një lidhje live bëri me dije se ditët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë te prekur nga COVID 19.

Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka referuar këto vdekje si raste të COVID 19 për shkak se në momentin kur janë transferuar nga Infektivi te Urgjenca e QSUT-së, personat rezultuan negative ndaj testit.

Skëndaj shton se viktimat janë një polic rreth 50 vjec i quajtur Valmir dhe një 80-vjecare me insuficensë respiratore.

Sipas tij, ndonëse kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi si raste me COVID 19, ata janë nxjerrë nga spitali në momentin kur testi rezultoi negativ, për t’u transferuar në reaminacionin qendror në QSUT, por pa u marrë parasysh dëmtimet, patologjitë që iu kishte shkaktuar virusi.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë për rastin, duke konfirmuar që nuk kishte asnjë rast të ri vdekjeje nga COVID 19 në vend.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb