Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i kërkoi ndjesë gazetares Valerie Hopkins, ndaj së cilës u përdor gjuhë urrejtjeje.

Gazetari i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA në Maqedoni, Cvetin Çilimanov, me një postim në Tëitter, i porositi taksistët që e ndjekin atë se “është koha” për “xhaxhain Kumplung'” ndaj gazetares Hopkins, duke aluduar në një skenë të filmit maqedonas “Vetëshkatërrimi”, në të cilën xhaxhai Kumplung është taksist dhe përdhunon një grua në taksinë e tij.

Hopkins, korrespondente e gazetës britanike, Financial Times, ka mbuluar zhvillimet rreth referendumit në Maqedoni.

Ministri Dimitrov i bëri thirrje gazetares që të pranojë faljen e tij, në emër të të gjithë shtetit.
Me një postim në Tëitter, ai tha se gjuha e urrejtjes nuk është ajo që e mbështet Maqedonia.
Rasti u dënua fuqishëm edhe nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Dezir.

“Postimet kërcënuese të Cvetin Çilimanovit ndaj Valerie Hopkins janë të turpshme dhe të papranueshme. Të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve, posaçërisht thirrjet për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papërgjegjshme. Çilimanov duhet menjëherë ta heqë postimin në Tëitter”, tha Dezir.
Agjencia MIA tha se distancohet nga gazetari Çilimanov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb