TIRANË- Rasti i Moisi Habilajt, trafikantit të drogës që u kap sot në Itali po diskutohet në studion e emisionit “Studion e Hapur” në News 24. Të ftuar në emision, dy gazetarët e njohur Aran Hoxha e Klodiana Lala kanë sqaruar se ky person i përket grupit që ka akuzuar kohë më parë ish-oficeri i policisë Drian Zagani, tashmë azilant në Zvicër, që akuzoi se pikërisht ky grup kryente trafik duke përdorur makinën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gazetari Artan Hoxha tha se Habilaj dyshohet të jetë pjesë e grupit të Labërisë, që kontrollojnë trafikun e drogës në Jug të vendit.

“Moisi Habilaj i përket grupit të rrjedhjes së poshtme të Vjosës ose grupi Labëria që përfshin Vlorën, Tepelenën disa zona periferike të Gjirokastrës. Nuk është 1, janë 5 grupe që koordinojnë trafikun në këtë zonë. Kemi të bëjmë me grupe financiarisht të forta, që korruptojnë policinë, prokurorinë e gjykatat, pastaj shkon deri aty sa ndikon edhe në procesin zgjedhor”,- tha Hoxha, raporton BalkanËeb.

Sipas tij, ky grup ka qenë ndër të parët që kanë kryer edhe trafikun e drogës me avion. “Është një grup që s’ka nisur sot, ka bërë trafik të narkotikëve me avion, më rezulton të jenë ndër të parët”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb