Është shqetësuese prekja e moshave të reja me forma të rënda të COVID-19. Kështu raportoi gazetari Erjon Skëndaj nga Spitali Infektiv për situatën aktuali. Ai tha se shkalla e pozitiviteti ka rënë dhe se 1 në 4 testohen pozitivë.

“Ajo që nuk ka ndryshuar është gjendja e pacientëve, që vijnë në gjendje të rëndë nga vendi i origjinës, të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçarë.
Kjo është një kambanë alarmi sa i përket formave të komplikuara në mosha shumë të reja.
Ata vijnë nga spitalet rajonale sepse fillimisht filtrohen nga spitalet rajonale apo bashkiake. Ajo që po ngrenë mjekët alarmin sot janë format e rënda shëndetësore në moshat e reja.
Problemi që kanë qytetarët që qëndrojnë jashtë Infektivit është informacioni nga mjekët për të afërmit e tyre. Familjarët ankohen se nuk mund të komunikojnë as nëpërmjet telefonit. Ky ka qenë një problem permanent i Spitalit Infektiv, i cili nuk ka një pikë kontakti përpara ku mund të merret informacion. Të vetmen mundësi që kanë, janë dy orare 10:00-11:00 dhe një orë pasdite 15:00-16:00 familjarët bëjnë një rrugëtim deri tek çadra që është pas qendrës së konsultave me shpresën se do mund të takojnë koordinatoren ose administratoren që të mësojnë diçka për familjarin e tyre”, raportoi Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: