Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live për “News24” nga Spitali Infektiv se ditën e sotme pritet të lënë ambientet e spitalit disa persona të shtruar nga koronavirusi, por që tashmë kanë fituar betejën me virusin.

Sipas gazetarit, sitauta tek Infektivi është relativisht e përmirësuar dhe po shkon drejt shuarjes së rasteve të shtruara në spital.

“Kemi një situatë relativisht të përmirësuar, që po shkon drejt shuarjes së rasteve të shtruar në spital. Sot pritet të dalin disa persona të shëruar nga spitali. Kjo po con drejt zbrazjes së spitalit. Nga pacientët e shtruar, vetëm një ndodhet në terapi intensive. Orët e fundit ka ardhur edhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet në gjendje të mirë, por e kanë sjellë tek Infektivi për trajtim më të specializuar. Gjithashtu, një grua tjetër shtatzënë, që u soll nga Berati pak ditë më parë, ndodhet në gjendje të mirë”, tha Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb