Gazetari Erjon Skëndaj që raporton të rejat më të fundit për situatën e krijuar në dy spitalet Covid në Tiranë.

Referuar burimeve spitalore, Skëndaj thotë se në të dy spitalet janë mbi 200 pacientët e shtruar.

Por një fenomen që vihet re, siç sqaron edhe Skëndaj është kurimi i pacientëve në shtëpitë e tyre me një kurë të përcaktuar nga mjekët e familjes. Sipas tij, përveçëse kura për ta shkon deri në 1 mln lekë të vjetra, ka rrezik që gjendja e tyre të përkeqësohet nga momenti në moment dhe të shtrohen më pas në gjendje të rënduar në spital.

“Një pjesë e mirë e pacientëve po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre, prej 1 muaji mjekët e familjes iu përshkruajnë pacientëve të prekur me covid një listë medikamentesh që janë për trajtim dhe jo për shërimin e sëmundjes, një medikament është për hollimin e gjakut, apo për rritjen e imunitetit. Ka filluar të këshillohet edhe një dozë bazë me oksigjenoterapi që e paguajnë nga xhepi. Sipas tyre kjo kurë në harkun e 20 apo 30 ditëve e kalon çmimin e 1 mln lekëve. Ata detyrohet të paguajnë nga xhepi dhe aparatin oksimetër që mat oksigjenin në gjak.

Ata mund të rëndohen pa e kuptuar, ka ndodhur që rastet vijnë në forma të rënduara dhe përfundojnë në terapi intensive”,- tha Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb