Në emisionin “Kjo Javë” në News24, gazetari Igli Çelmeta ka folur mbi zhvillimet e fundit në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku u ekzekutua Arlind Bushati.
Sipas tij, ngjarja dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, dhe autorët mund të jenë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar.
Çelmeta theksoi se policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka vjedhur makinën e përdorur në krimin e rëndë. Ky automjet ishte përdorur nga ekzekutorët dhe ishte pjesë e një grupi që kryente grabitje automjetesh Range Rover, në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Këto automjete më pas shfrytëzoheshin për kryerjen e krimeve.
Ai nënvizoi se hetimet e policisë janë thelluar, dhe dyshohet se Arlind Bushati, i cili u vra në masakër, mund të ketë qenë viktimë e një intrige brenda grupit.
Çelmeta shtoi se ka informacione se ky grup mund të ketë “shitur” Bushatin tek kundërshtarët e Hamza Licit dhe vëllait të tij.
(BalkanWeb)