TIRANE- Gazetari Dritan Hila me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sjellë në vëmendje një fakt historik se si u zmbrapsën grekët nga Himara.

Hila thekson se pikërisht në grupin e burrave që ndërmorën këtë aksion ishin edhe stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama.
19875647_2314265115464606_500479624689195956_n
MESAZHI I DRITAN HILËS
Ne zemren e nacionalizmit lab, Dukat.
Me mikun tim Seit Belulin, i zoti i lokalit ne krah te heroines, Sado Koshenes.
Kur greku i ’13 po mesynte, burrat e Dukatit u terhoqen ne fshat.
-Hë – ju tha Sadua – pse u kthyet?
-Jane shume -ja kthyen- nuk ju behet balle?
-Tani-ju tha heroina-ose te kthehemi e t’iu veme dyfekun e te fitojme, ose te rrini e beni sehir kur te na turperojne.
U kthyen dukaqotet e bene dyfek. Nga shpina i rane grekut burrat e himares qe i printe stergjyshi i Edi Rames, dhe keshtu greku morri aratine.
Kete ma ka treguar Seiti, dhe miku im eshte i djathte, por i djathte nga ata burrat me nam qe nuk nderrojne historine.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: