RUSI-Kërcënime me vdekje në redaksinë e Novaya Gazeta, gazeta investigative dhe shpesh herë kritike e Kremlinit.

Një shportë me një kokë deleje është lënë sot përpara godinës së redaksisë. Në kosh gjithashtu ishte dhe një letër ku shkruhej: ‘Një përshëndetje për drejtorin e Novaya Gazeta dhe për gazetarin Korotkov’.

Në 17 tetor persona të panjohur kishin sjellë në tufë me lule me redaksi me mbishkrimin ‘Denis Korotkov tradhtar i atdheut’.

Kjo gjë tregon që Korotkov është bërë objekt i një fushate urrejtjesh në rrjetet sociale, ku akuzohet që ka publikuar të dhëna personale të ushtarëve dhe pilotëve rus në Siri, duke vënë në rrezik jetët e tyre.

Por gazeta e mohon kategorikisht këtë duke thënë që akuzat janë të pabazuara dhe se të dhënat e ushtarëve rus nuk janë publikuar kurrë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb