SHBA

Gazetari shqiptar, Ani Elezi në një lidhje live për ”News24” ka folur për situatën në Nju Jork, pika e nxehtë e COVID-19 jo vetëm e SHBA por edhe e botës.

 

Elezi shprehet se ndoshta masat duhet të ishin marrë më herët pasi opozita amerikane por e kritikon shumë Presidentin Trump për masat e vonshme por ato tani po japin rezultat.

Pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve Elezi thotë se situata është drejt normalizimit dhe disa shtete kanë planifikuar edhe daljen nga ”Lock- Down” më 26 prill, fundprill apo edhe mes maji.

Ai thotë se skenari më i mundshëm është të çlirohen shtet nga Lock- Down dhe nëse hapen lokalet, restorantet apo stadiumet të përdorin vetëm 30% të kapacitetit apo hapësirës.

 

”Janë plot 508 mijë persona të infektuar dhe 20 mijë kanë humbur jetën. Numri i lartë i të vdekurve ka kaluar edhe Italinë dhe mes tyre ka dhe shqiptarë. Mbi 7 janë këtu në Nju Jork. Ndërkohë në total janë mbi 15 persona. Është shifër e marrë nga organizatat e ndryshme në SHBA. Situata nuk është fort e mirë por masat duket se duheshin marrë më herët por gjithsesi efekti i tyre ka fillur qqë numrat mos 2-fishohen dhe 3-fishohenn. Situata duket drejt normalizimit.

E kanë quajtur maskat e mirësjelljes nga Task- Forca e Shtëpisë së Bardhë. është risi në SHBA jo si në vendet aziatike ku maska është normalitet. Njerëzit po mësohen. Probleme janë Nju Jorku dhe Nju Xhersi. Ka pasur dhe kritika drejt Shtëpisë së BArdhë për mosveprim të menjëhershëm.

Trump në një postim thoshte se asgjë nuk do ndalet. Në SHBA vdesin zakonsiht 30 mijë- 70 mijë nga gripi i zakonshëm, dhe asgjë nuk do e ndalë.
Duket se kundërshtarët politikë të Trump po ja kthejnë si disfavor masat e vonshme. Mos harrojmë që zoti Faucy ka qenë kundër Trump për tentativën për të hapur sërish shtetin por duket se këshillat e tij janë dëgjuar dhe janë shtyrë edhe hapja e shteteve. Disa e kanë në 26, disa në fund të muajit, disa në mes të muajit që vjen.

Shtetet në bazë të situatave kanë marrë edhe ato masat kur shteti duhet që të rihapet, por edhe nëse hapet atëhere skenari i parë nëse lokalet hapen do të kenë në përdorim vetëm 30- 40% të kapaciteteve. Stadiumi ënse ka 100 mijë vende do të mbushet me 30 mijë vende. ”- tha Ani Elezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb