TIRANE- Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Studio e hapur’ në “News24” teksa komentonte mbi patentat e ish-ministrit Saimir Tahiri në makinën e një 25-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, nxori në dritë të tjera detaje.

Ai tha se kishte informacion lidhur me një kërkesë që Tahiri kishte kërkuar leje drejtimi edhe për avion.

“Në dijeni timen di që Tahiri ka kërkuar leje për drejtim avioni, nuk e di nëse e ka bërë kursin apo jo. Se kam këtë informacion. Ngjarjen e implikon patentat. Vendi është i filmuar dhe prokuroria ka mundësi ta faktojë qartësisht. Di që komisariatin nr. 6 e ka fituar kompania e O.S. edhe Sheshin Skënderbeu kjo kompani e ka marrë. Në rast se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshime dhe indicie se ngjarja e Elbasanit ka lidhje me rastin Tahiri-Habilaj”, tha Hoxha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: