KOSOVE

Kosova arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës, me golin e Hysenit në Bazel që i hoqi mundësinë Xhakës me shokë që të merrnin tri pikët.

Ai që i habiti të gjithë pas sfidës ishte trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha, i cili falënderoi gazetaren e seksi, Qeqa Krelani, pasi ishte ajo që kishte sugjeruar disa lojtarë që të grumbulloheshin me Kosovën.

“Kjo ndeshje u barazua nga Qeqa Krelani, sepse ajo, me gazetarinë e saj, na vuri në presion çdo ditë: ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’.

Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë ai do të shënojë. ‘Trajner, fute Hysenin në lojë dhe Kosova do të fitojë një lojtar të madh’. rezultati?

Hyseni shënoi në debutimin e tij kundër Zvicrës. Qeqa Krelani është mamaja e futbollit kosovar”, u shpreh tekniku Gliha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb