Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini deklaroi në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, që jo vetëm kontaktet e ngushta të personave pozitivë me COVID 19 testoheshin, por edhe ato më të largëtar.

Por gazetarja Nisida Tufa i përmendi një rast konkret, atë të vëllait të deputetit Alimadhi që ka deklaruar se nuk iu bë tampon pasi rezultoi pozitiv vëllai.

Ka pasur raste të afërmish që nuk i është bërë tampon zonja Tomini. Rast konkret është vëllai i deputetit Alimadhi.

“Nuk e di rastin konkret, por di të them se hetimi epidemiologjik i të gjitha rasteve ka arritur në 80%, pra janë depistuar të gjitha kontaktet e ngushta, por edhe kontaktet e tjera të rrethit të parë apo të dytë i janë nënshtruar tamponit. Ndoshta vëllai i tij nuk ka qënë kontakt i ngushtë…dhe nuk është vlerësuar fillimisht”, u përgjigj Tomini.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb