TIRANË

Forca të shumta policie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi protestuesit u ulën këmbëkryq duke bllokuar rrugën. Policia ka marrë me forcë disa prej të rinjve dhe ka hedhur sprai me piper.

Gazetarja e News24 Dorjana Bezat ka pasur vështirësi gjatë raportimit për shkak të sprait me piper duke u kollitur disa herë para se të vijonte fjalinë.

Ajo raportoi se kishte njerëz të gjakosur dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë e cila i ka neutralizuar me dhunë. Për të mbajtur një protestues janë dashur 10 policë ose më shumë. Ndërkohë në Bulevard janë vendosur forca të shumta policie me skafandra e shkopinj gome.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb