Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Anisa Josifi ka ndërruar jetë më datë 29 mars 2019 dhe sipas dëshmisë së Blertës, kishte kaluar 52 ditë pa ngrënë bukë.

“Më 29 mars 2019 ka humbur jetën Anisa. Ka kaluar 52 ditë pa ngrënë. Shkak i vdekjes ka qenë mos-ushqyerja. Ekspertët kanë thënë se motra dhe nëna kanë përdorur vajra të ndryshme. Nëna dhe motra kanë shpresuar që të ringjallet. Blerta ka thënë se ata kanë nisur një agjërim nga qershori.

Blerta tha se nëna në një moment, është shtrirë në krevat dhe ka ndërruar jetë. I ati i Blertës ishte mësues dikur, ndërsa ka rënë nga lartësia. Blerta Josifi ka thënë se kanë ndjekur Kishën Ëngjëllore Shqiptare”, tha gazetarja.

Gazetarja Lala shtoi se policia po heton ngjarjen, ndërsa ka thirrur në ndihmë edhe klerikë.

“Tre javë përpara, xhaxhai i vajzave ka shkuar në polici. Lluk Josifi, babai i vajzave nuk kishte të bënte aspak me fenë. Fqinjët kanë thënë se nëna i kishte mbledhur rreth vetes vajzat. Në Shqipëri ka sekte që nuk janë të regjistruara. Për këtë, policia ka kërkuar ndihmën e klerikëve. Policia ka qenë e kujdesshme, sepse nuk mund të ngarkosh dot sekte të caktuara fetare për një krim, që nuk e kanë bërë”, u shpreh Josifi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb