Viktimat e coronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë.

Në lidhje direkte në Top Channel ishte gazetarja e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e jashtme të Kinës Zhang Yan, e cila njihet dhe me emrin shqiptar Zana.

“Autoritet kanë marrë shumë masa, dhe po bëhet gjithçka për mospërhapjen më tej të virusit. Këshillohet evitimi i lëvizjeve të shpeshta si dhe pjesëmarrja në evente publike. Njerëzit kanë filluar të blejnë alkool mjekësor, dhe të mbajnë maska”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb