TIRANE-Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje të reja në lidhje me publikimin në media të identitetit të ish-oficeres së policisë gjyqësore në Vlorë, e cila dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për lidhjen e ish-minstrit Saimir Tahiri dhe “Habilajve”.

E ftuar në “Opinion”, referuar burimeve pranë prokurorisë, gazetarja e News 24 deklaron se dëshminë e saj e ka fotografuar një nga antarët socialistë në Këshillin e Mandateve.

“Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anëtarët socialistë ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë. Gojët e liga flasin për Bledi Çuçin, por nuk mund ta konfirmoj një gjë të tillë”,- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: