Një gazetare kolumbiane është ekzekutuar me armë ndërsa hynte në redaksi. E gjithë ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë një person me kaskë në kokë që i shkon pas gazetares Flor Alba Nunez Vargas dhe ndërsa ajo përpiqej të hapte derën e redaksisë e qëllon për vdekje.

Gazetarja 25-vjeçar ka qenë e njohur në Kolumbi dhe rrethinë për ashpërsinë e saj kundër krimeve me narkotikë, trafikim të njerëzve dhe korrupsion.

Kohëve të fundit ajo edhe kishte marr kërcënime në Facebook, për shkak se në zgjedhjet e fundit lokale kishte publikuar një fotografi të një krimineli që pretendonte të vinte në krye të baskisë, shkruan dailystar.

Së fundi ajo kishte shkruar edhe një artikull me titullin “Të gjithë politikanët janë gënjeshtarë”.

Në lidhje me këtë rast policia thotë se vrasësi është arratisur me motoçikletë, ndërkaq radio ku ajo punonte e përshkruan Flor si një gazetare tejet pasiononte, duke kërkuar që rasti i vrasjes së saj të zbardhet sa më shpejtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb