KOSOVË- Arbana Xharra, kryeredaktore e së përditshmes “Zëri” në Kosovë është fituese e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga Sekretari amerikan i Shtetit. “Xharra është autore e një sërë raportesh hulumtuese mbi ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, si dhe ka zbuluar lidhjet financiare dhe operative me organizatat e huaja terroriste.

Këto përpjekje jo vetëm që e ndihmuan shoqërinë ta kuptojë problemin, por edhe nxitën përpjekjet e qeverisë për ta adresuar këtë çështje”, thuhet mes tjerash në njoftimin për çmimin e marre nga gazetarja kosovare.

Pas marrjes së çmimit nga Departamenti i Shtetit Amerikan, kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra është uruar edhe nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Michele Obama. Obama përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, i ka uruar të gjitha fitueset për çmimet. Arbana Xharra është ndër 10 gratë, të cilat u nderuan në Uashington me çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme që jep Sekretari amerikan i Shtetit.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: