Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24, gazetarja Klodina Lala tha se hetimi për çështjen e inceneratorëve deri më tani ka mbetur gjysmak, ndërsa shtoi se për inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë zhvillim.

“Një i penduar i drejtësisë a do t’i shërbente më shumë hetimit? Përgjigja do të ishte se do të ishte një ndihmëse e madhe, por rasti i inceneratorëve nuk është njësoj si Dumanit. Për këtë rast mjafton ta nisësh që nga gjeneza, pasi janë njerëz rezultojnë me lidhje politike”, tha gazetarja.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji tha se deri më tani SPAK ka zhvilluar disa veprime pozitive, duke shtuar: “Dashuria për të zbërthyer Dumanin, s’duhet të lërë në hije këto çështje”.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Nuk ka rrjedhje të paqëllimta kur vjen puna tek organet e Prokurorisë. S’ka mundësi që  një prokuror t’i nxjerrë një gazetare dosjen, në mënyrë të vetëdijshme të qëllimshme për strategjinë  e investigimit dalin kapituj të caktuar për të krijuar trembje.

Gazetarja Lala: Ka pasur një masë sigurisë nga gjykata është material që u shpërndahet shumë avokatëve. Ka pasur interesa nga aktorë dhe faktorë të caktuar që janë duke u përpjekur ta zhbëjnë dëshminë e Dumanit dhe në këtë kuptim mendoj që nuk ka qenë i interesuar. Nuk mendoj se ka pasur interesim për rrjedhje të informacionit.

Zheji: Rrjedhjet janë, si fillim detyrimi ligjor që prokurorët kanë ndaj të pandehurve…I detyruar është që të mos tregoje sekretin hetimor…Në mënyrën se si serviret informacioni për avokatët ata e kanë mjeshtërinë që të mos japin kaq rrëfime të detajuara. Në rastin e dytë mendoj që dikush ka vjedhur kompjuterin dhe një rrjedhje për të krijuar besimin e mirë që SPAK po lufton dhe se krimi i nivelit të Dumanit i ka ditët e numëruara. Por nuk  dua të besoj që SPAK është i korruptuar , pro rrjedhja ka qenë për të krijuar këtë fenomenologji që sot quhet Dumani.

Gazetarja Lala: SPAK mendoi që i doli situata jashtë kontrollit për shkak të numrit të madh të personave të dyshuar. Është dhe një aktor tjetër në lojë, Policia e Shtetit dhe gjykata dhe në këtë kuptim mund të kishte tentativa për ta zhbërë dëshminë e Dumanit.

Çfarë po ndodh me ato që janë në kërkim për inceneratorët?

Gazetarja Lala: Policia ka dështuar në disa operacione për të arrestuar Talo Çelën…Fakt është që Prokuroria ka në duar çështjen inceneratorit të Tiranës dhe media për këtë ka detyrë të ushtrojë presion. SPAK ka prioritet goditjen e njerëzve të veshur me pushtet. Rasti i inceneratorëve është testi më i madh për Prokurorinë e Posaçme…Nëse historia e inceneratorvë do përfundojë me arrestimin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos do të mbetet gjysmak. Bëhet fjalë për shkresa, dokumente, transkriptime, procedura të bëra më shpejtësi…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb