Vendimi i Gjykatës së Apelit për të rikthyer në pikën zero procesin gjyqësor të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, mund t’i rrezikojë atij karrierën politike.

Kështu deklaroi nga Gjykata e Posaçme gazetarja Klodiana Lala, e cila theksoi se nëse Tahiri shpallet fajtor, për çfarëdolloj akuze, nuk ka asnjë shans që të rikthehet në politikë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por, nëse ai shpallet i pafajshëm, gazetarja Lala thekson se ka të gjitha gjasat që të rikthehet në politikë, ndonëse nuk dihet se nën cilën ngjyrë e sigël.

“Mendoj se Tahiri do të rikthehet në politikë, nëse fiton pafajësinë. Në të kundërt nuk do të ketë asnjë mundësi që ai të kthehet në politikë, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Për këtë arsye, e cilësova si etapën e re të karrierës së tij politike, pasi gjithçka varet nga kjo godinë, që do të vendosë për fatin e Tahirit. Nuk ka rëndësi nëse dënohet për shpërdorim detyre, apo trafik droge, ai sërish nuk do të mund të rikthehet në politikë, nuk mund të përballet me elektoratin. Tashmë gjithçka varet nga drejtësia”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb