BELGJIKE – Gazetarja belge e “Télévision Belge de la Communauté Française”, Esmeralda Labye është ngacmuar seksualisht nga një person, teksa ishte duke raportuar në transmetim direkt, mbi festën e karnavaleve që po zhvillohej në Cologne.

Fillimisht gazetarja nuk e ka kuptuar që një person pas saj, po kryente veprime të turpshme.
“Në fillim ai ishte vetëm duke më përqeshur, por më pas ndjeva dorën e tij mbi gjoksin tim dhe u shokova”, – u shpreh Esmeralda Labye

Agresori u largua pasi e morën dy djem të tjerë, që mendohet se ishin shokët e tij, por më pas u ndalua nga policia.

Policia belge ka raportuar se ka pasur 18 raste të dhunës seksuale dhe 181 persona të arrestuar në festën e karnavaleve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb