TIRANË

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani u përfshi sot pasdite në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa përplasi me makinë një këmbësor, i cili po tentonte kalimin e autostradës nga njëra anë në tjetrën.

Për këtë ngjarje ka reaguar pas pesë orësh edhe Policia e Shtetit. Sipas saj, dyshohet se këmbësori në momentin e aksidentit i ka ndërprerë rrugën makinës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Gazetarja është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa këmbësori fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb