Gazetarja kosovare Blerta Foniqi Kabashi, ka rrëfyer disa momente traumatike nga lufta në Kosovë. Në një rrëfim për “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, Kabashi ndau momentin kur ajo dhe familja e saj janë detyruar të largohen me dhunë në vitin 1999-të nga Prishtina, në drejtim të Bllacës në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Blerta e cila në atë kohë ka qenë 15-vjeçe, ka rrëfyer se ajo ka rënë për të fjetur mbi një varr, dhe këtë e ka kuptuar vetëm në mëngjes, pasi ka qenë shumë e lodhur dhe e tensionuar nga udhëtimi me tren.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Blerta ti ke shkuar diku se natën e parë në Bllacë ashtu siç keni fjetur në atë vend me baltë, keni thënë që keni fjetur dhe e keni gjetur veten në mëngjes duke fjetur mbi një varr?

Blerta: Është e vërtetë Linda, lodhja ishte shumë e madhe, dhe kur jam zgjuar në mëngjes e kam parë vetën mbi mermerin e një varri, por në atë moment ai ishte shtrati më i mirë, uroj që mos i përsëritet askujt, uroj që ukrainasit të kthehen sa më shpejt në vendin e tyre. Edhe ne në atë kohë nuk e dinim çfarë po ndodhte por sot Kosova është vend i lirë, Kosova është një vend i zhvilluar dhe po zhvillohet më tej. Unë shpresoj që ata të kthehen sa më shpejt dhe të mos e humbasin shpresën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb