Të premten e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” publikuan rastin e dy motrave adoleshente 14 dhe 16 vjeç të cilat jetonin në mjerim ekstrem në një kasolle të improvizuar. Prindërit e vajzave nuk kanë të ardhura e mezi mbajnë frymën gjallë duke mbledhur hekurishte. E ëma është sëmurë, babai është heroi i tyre. Shpesh shkojnë për shpëtim tek gjyshërit por dhe atje s’ka as më shumë e as me pak se një kasolle. Vajzat kanë turp t’ju tregojnë shoqeve se ne çfarë kushtesh jetojnë.

Gazetarja e emisionit Voltiza Duro, ka shkuar për t’i takuar përsëri, vetëm një dite pas transmetimit të historisë se tyre në emision, për të kuptuar se si e kane përjetuar ato zbulimin e kësaj te vërtete ne ekranin e madh te emisionit “Shqiptaret për Shqiptarët”. Vihet re një lloj gëzimi në sytë e motrave, ndihen më të çliruara nga barra e turpit, kanë marrë përkrahje e zemrat i gjetëm të ngrohura. “Kur pashë historinë time mu dhemb jeta edhe më shumë. Fqinjët na vlerësojnë, shoqet nuk na kontaktuan, ky emision na ka dhënë shumë shpresë”,-thotë njëra nga motrat Dori.

“Më erdhi keq për veten, për motrën për prindërit, paskemi qenë të forta, shoqet ndoshta e kuptojnë, thashë me vete tani mund të kemi shtëpi. U emocionova shumë, zemra më rrihte fortë, pashë gjithë ata donatorë që po na ndihmonin në emision, në fillim mendova se do na paragjykonin, e kisha pasur gabim”, -shprehet motra tjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb